Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që të vegjlit e moshave 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët, nuk duhet të ekspozohen fare.
Me ekspozim, veç të tjerash ajo nëkupton – siç sqaroi edhe vet, – edhe televizorin dhe lojërat në kompjuter.
Në udhëzimin e saj të parë për këtë çështje, OBSH-ja këmbëngul që të miturit nën 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm, ndërsa thekson se ata mes 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë të paktën 3 orë në ditë të angazhuar në aktivitete fizike.