Kushtrim Kadriu, punëtor i Bibliotekës së Qyteti të Gjilanit, përgjegjës i sektorit shkencor, ka bërë me dije sot se do të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit të sindikatës së shërbyesve civil të Komunës së Gjilanit.
Kadriu i cili kohëve të fundit është mjaftë aktiv në ngritjen e zërit kritik karshi pushtetit, nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, tani duket se e ka edhe një “armë” tjetër në dorë, pasi ka paralajmëruar qysh menjëherë se do të jetë i pakopromis dhe se nga pozita e u.d kryetarit të sindikatës së shërbyesve civil të Komunës së Gjilanit, do ta ngris zërin në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civil të komunës së Gjilanit.
“Sot kisha kënaqësinë e veçantë që nga kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi ta pranoj autorizimin për të qenë ushtrues i detyrës së kryetarit të sindikatës së shërbyesve civil të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Kadriu, transmeton Portali 2LONLINE.com,
Ai shtoi se me tërë qenien e tij do të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civil të komunës së Gjilanit.
“Falënderoj kryetarin, Mursel Zymberin për besimin e dhënë. Falënderoj gjithashtu edhe kryetarin e deritanishëm të sindikatës së shërbyesve civil të Gjilanit për punën e bërë, Hajrush Ismajli”, ka thënë Kadriu