DYLON

MIT apelon: Drejtues të sindikatës dhe të aeroportit, diskutoni rreth zgjidhjes së problemeve!

MIT apelon: Drejtues të sindikatës dhe të aeroportit, diskutoni rreth zgjidhjes së problemeve!
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” për fillimin e protestave.

Prandaj apelojmë tek të dyja palët, drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.

Njëkohësisht, MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”.

EkoHigjiena

Konsiderojmë që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës.

Këto qëndrime, tek të dyja palët, në takime të ndara, i përcolli zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.