DYLON

FC Drita: Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e shikuesve vendim që duhet të respektohet

FC Drita: Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e shikuesve vendim që duhet të respektohet
Avatar photo Redaksia

Duke ju referuar situatës së vështirë që po përballemi me coronavirusin, FFK ka marr vendim për zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e shikuesve, vendim që duhet të respektohet.

“Klubi jonë FC DRITA kërkon mirëkuptim nga tifozët dhe njëkohësisht shpreson që kjo gjendje e rëndë që ka përfshi gjithë globin të kalojë sa më shpejt!”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër.

Njoftimi i plotë nga FFK

EkoHigjiena

Federata e Futbollit e Kosovës duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës më datë 11 mars për mbrojtje nga koronavirusi i njofton klubet anëtare të saj dhe opinionin në përgjithësi se:

Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në kategorinë e seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri më 27 mars, 2020, derisa ligat e juniorëve dhe grupmoshave të reja pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri).

Në stadiume gjatë zhvillimit të ndeshjeve do të jenë të pranishëm vetëm stafet e skuadrave, zyrtarët e FFK-së, zyrtarët e klubeve, zyrtarët policor dhe përfaqësuesit e mediave.

Klubet organizatore të ndeshjeve udhëzohen që të bëjnë vendosjen e dezinfektuesve të duarve në zhveshtore.

Po ashtu si masë parandalimi ndaj koronavirusit, ashtu sikurse në vendet tjera evropiane rekomandohet që futbollistët dhe stafet e skuadrave të mos e bëjnë përshëndetjen e zakonshme të dhënies së duarve në fillim dhe në fund të ndeshjes.

FFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë më vëmendje zhvillimet në vend dhe me kohë do të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.