DYLON

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e sindikatës së policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, dhe kryetarin e rajonit të Gjilanit të sindikatës së policisë së Kosovës, Ragip Ajeti.

Përfaqësuesit e Sindikatës së policisë së Kosovës e njoftuan znj. Osmani me sfidat me të cilat po ballafaqohen policët gjatë pandemisë, duke përmendur orarin e tejzgjatur, moskompensimin e angazhimit në ndërrimin e natës si dhe orëve shtesë.

Sipas tyre, shpërfillja e kategorisë së policëve nga Qeveria përbën shqetësim dhe zhgënjim të kësaj kategorie.

EkoHigjiena

Kryetarja Osmani, ndërkaq, theksoi se është e pafalshme që policët e Kosovës, të cilët me profesionalizmin e tyre kanë bërë që policia e Kosovës tradicionalisht të cilësohet ndër institucionet më të besuara në vend, të trajtohet në mënyrë të padinjitetshme. Ajo pohoi se kontributi i policisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë është i pazëvendësueshëm. Rrjedhimisht, ajo tha se institucionet e Kosovës duhet ta njohin kontributin e policëve duke i plotësuar kërkesat e tyre, të cilat ajo i cilësoi si minimale.

Duke rikujtuar se ajo ka qenë e zëshme në artikulimin e kërkesave të policëve në Kuvend, sidomos të kërkesës për dhënie të shtesave gjatë pandemisë, kryetarja Osmani e siguroi Sindikatën e Policisë së Kosovës se do të vazhdoj ta ngrisë zërin që policët të marrin trajtimin e merituar nga Qeveria e Kosovës.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.