DYLON

Haziri kërkesë shërbyesve civil: Mereni shembull Europën sa i përket mirësjelljes ndaj qytetarëve

Haziri kërkesë shërbyesve civil: Mereni shembull Europën sa i përket mirësjelljes ndaj qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takimin e fundvitit shërbyesit civil, të cilët i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar në vitin 2018.

Por, ai pati një kërkesë të veçantë për ta.

EkoHigjiena

“Në zhargonin e huaj në Europë thuhet që shërbyesi civil i ka për obligim dy çështje të mëdha t’i thotë gjatë tërë ditës: Hi dhe Bye. E përshëndet që ka ardhur dhe që po shkon. Nëse kurgjë më shumë, njerëzve tanë mund t’ju themi ‘Mirëdita’ dhe ‘Ditën e Mirë. Ju lus që fjalët e rënda t’i kurseni në veçanti ndaj njerëzve që vijnë për shërbime, qofshin ata brenda apo jashtë vendit. Mirësjelljen e kemi kulturë dhe duhet ta reflektojmë edhe në shërbim. Lutem që në çdo familje në vitin 2019 të ketë gëzim, lumturi, dashuri e suksese. Gëzuar 2019!”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.