Klubi anglez Liverpool, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar ndeshjen e vitit të kaluar kundër Man Utd, kur Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe ia dhuroi fitoren.
Në atë ndeshje Liverpooli i Kloppit kishte mposhtur Man Utd-në me rezultat 3:1, e pjesë e këtyre të fundit ishte trajneri Jose Mourinho. Pas, ndeshjes trajneri portugez ishte shkarkuar nga Manchester United.
Xherdan Shaqiri hyri si zëvendësues dhe shënoi dy gola. Derbi më i madh anglez do të fillojë nga ora 17:30 në kuadër të Premier Ligës Angleze.
https://www.facebook.com/LiverpoolFC/videos/483297469036937/