Edhe Prishtina në Turqi për përgatitje, aranzhon katër ndeshje miqësore
FC Prishtina ka marrë rrugë drejt Antalias së Turqisë, me ç’rast do të vijojë me fazën përgatitore për stinorin pranveror. Dhjetë herë kampionët e vendit tashmë kanë aranzhuar edhe katër duele kontrolluese.
Më 22 janar, ‘bardhekaltërit’ do të ndeshen kundër Arda (Bullgari), 26 janar kundër Kolos (Ukrainë), më 28 janar kundër Chertanovo – kategoria e dytë ruse (në vend të Cherno More të Bullgarisë që ishte e paraparë) dhe 30 janar kundër Ordabasy (Kazakistan).
Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas tashmë ka publikuar edhe listën e futbollistëve të cilët kanë udhëtuar drejt Turqisë.
