Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në takimin publik të mbajtur me banorët e lagjes Iliria ka prezantuar projektin e trotuarit dhe të kanalit atmosferik.
Ai ka paraqitur detajet e plota të projekteve në fjalë si dhe ka treguar rëndësinë e tyre.
Në këtë takim banorët e kësaj lagje kanë paraqitur edhe propozimet e tyre lidhur me këto projekte. /2LONLINE/