DYLON

Kryeministri Kurti: Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryeministri Kurti: Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kanë pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pas takimit, në një deklarim për media, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi e veçantë të ndajë lajmin e shkëlqyeshëm se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

EkoHigjiena

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor, dhe jo vetëm, konsideruar se Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë.

Lojërat 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bënë bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.

Kryeministri theksoi se përkundër që Kosova është e rrethuar me dhe, dhe me male, për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.