Me vizitorë të shumtë e mërgimtarë nga diaspora është hapur panairi vjetor i produkteve vendore.
“E Dua Kamenicën”, sllogani i këtij panairi kishte për qëllim të promovonte produktet vendore, të cilat ishin të ekspozuara në tavolinat e vendosura në Bulevardin e Qytetit.
Vizitorët interesoheshin për produktet e ndryshme të bizneseve, dhe kishte të atillë edhe që blenin këto produkte.
Ky panair i cili u organizua në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, ishte një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e Kamenicës, për të promovuar prodhimtarinë e tyre.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me deputetet e Parlamentit të Kosovës: Arjeta Fejza , Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Fitore Pacolli , asambleisten nga Komuna e Vitisë Liridona Bislimi si dhe drejtorët e drejtorive komunale, Burbuqe Leka, Shpend Morina e Afrim Dervishi, vizituan nga afër të gjithë ekspozuesit në panair, duke i vlerësuar për prodhimtarinë e tyre.
Në kuadër të këtij panairi u organizua edhe aktiviteti “Fli e Mjalt”, i cili ishte ftesë për mërgimtarët që të takoheshin dhe të bashkëbisedonin për tema të ndryshme.
Komuna e Kamenicës falenderon partnerët që na ndihmuan në realizimin e panairit si dhe aktivitetet tjera si: “Mikrofinanca Finca”, “Mikrofinanca Kep”, “BPB”, “AIR Energy-Güris”, “Brickos”, “Donica com”, “Isaku”, “Teuta M”, “Elbau”, “Hidroing”, “Papenburg”, “Chaplin Bar”, “Moe Longue Bar”. /2LONLINE/