DYLON

Kamenicë: Skuadra “Muhaxhirët”, kampion të Turnirit Tradicional të Roganës

Kamenicë: Skuadra “Muhaxhirët”, kampion të Turnirit Tradicional të Roganës
Avatar photo Redaksia

Me një tifozëri tejet entuziaste të lojës së futbollit, të cilët mbushën hapësirat e stadiumit të Roganës, ka përfunduar Turniri Tradicional i Futbollit.

Që nga hapja e këtij turniri, 32 skuadra, sollën emocione e duartrokitje të forta në stadiumin e Roganës.

EkoHigjiena

natën finale në përballje për vendin e parë ishin skuadrat “Kalaja” nga Kopërnica dhe “Muhaxhirët” nga Rogana.

Një lojë e fortë mes këtyre dy ekipeve, një brohoritje e madhe nga tifozët e shumtë në stadium, përfundoi me rezultat në favor të skuadrës “Muhaxhirët” nga Rogana, e cila edhe u shpall kampione e këtij turneu.

Ky turnir i cili tashmë ka bërë shtëpinë e tij të përhershme fshatin Roganë, në finalën e madhe përveç qytetarëve të shumtë, kishte vizitorë edhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.