Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot ka qenë i pranishëm përgjatë pranimit të pajisjeve për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Sipas tij, këto janë pajisje që do të jenë në dispozicion të Ndërmarrjes Publike “Dardana”.
Investimi për blerjen e këtyre pajisjeve kap vlerën e 62,000 eurosh.
Në të njejtën kohë kjo ndërmarrje ka pranuar donacion edhe një kamionetë.
Kujtojmë se ndërmarrja në fjalë tashmë ka nisur punën e saj edhe në kuadër të marrëveshjeve që tashmë ka me Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/