DYLON

FC Drita nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj FK Auda

FC Drita nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj FK Auda
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë që sot prej orës 20:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Conference League, ndeshja e kthimit që klubi jonë FC Drita të enjten me datë 15.08.2024 e zhvillon në stadiumin”Fadil Vokrri” në Prishtinë me ekipin e Auda nga Letonia nga ora 20:00, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Biletat do të mund ti gjeni te pika e shitjes e cila është vendosur te:

EkoHigjiena

* Teatri i Qytetit, Gjilan dhe

* Sheshi (afër Hotel Kristal)

ndërsa ditën e ndeshjes do të mund ti gjeni edhe në pikat e shitjes në Prishtinë tek stadiumi”Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave janë:

* Lindje: 5€

* Perëndim: 10€

* VIP: 20€

* Jug: FALAS (Për tifozët, Intelektualët)

Kujtojmë që ndeshja e parë që është zhvilluar në Riga të Letonisë është fituar nga ekipi vendas Auda me rezultat minimal 1:0.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.