Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv (CPAP maskë), sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalatorë për oksigjen, 40 video-laringoskopë, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.
Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës. /2LONLINE.com/