Sot, Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit vizitoi fshatin Vrapqiq, ku me vëmendje i dëgjoi shqetësimet e banorëve.
Mungesa e rrugës, e ujit të pijshëm, mungesa e një shkolle afër fshatit, mungesa e kushteve elementare për të jetuar, janë disa nga faktorët që kryetari në ikje, i cili do të mbetet për shumë kohë sinonim i kryetarit dembel e përtac, do të duhej të turpërohet për mos punën e tij.
Banorët e fshatit Vrapqiq, ishin totalisht të braktisur nga dora e institucioneve. Para 4 viteve, kryetari në ikje, i cili mashtrimin si metodë e ka mjaft të sofistikuar, i ka mashtruar këta banorë dhe në fund asgjë s’ka punuar. Kështu na treguan me zhgënjim të thellë, banorët e fshatit Vrapqiq.
Kryetari Pajaziti u zotua se gjatë qeverisjes së tij, do të punohet shumë në përmirësimin e kushteve për banorët e Vrapqiqit.
Shtabi Zgjedhor i PDK-se, dega Gjilan
Sponsorizuar nga PDK