Mireshi sonte i dha notën 10 Sami Kurteshit dhe Vetëvendosjes

Mireshi sonte i dha notën 10 Sami Kurteshit dhe Vetëvendosjes

Sot në Miresh, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti tubimin zgjedhor me kryeministrin e zemrave të popullit, Albin Kurti.

Albin Kurti falënderoi të pranishmit dhe tha se ky masivitet po e bind që Lëvizja Vetëvendosje! tashmë e ka siguruar fitoren në Gjilan.

Të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje! Ismajl Kurteshi. Ai ndër të tjera tha: “Ne e kemi ditur që Lutfi Haziri e Hashim Thaçi janë shokë, por nuk na e ka marrë mendje që ky (Lutfi Haziri) e kopjon çdo veprim të Hashim Thaçit. Si Thaçi dikur që premtonte nga 200 milionë në secilën Komunë, ashtu edhe Lutfi Haziri po premton miliona për secilin fshat. Por ashtu si milionat e Thaçit që nuk na erdhën kurrë, Gjilanasit e dinë që as milionat e Lutës nuk janë realitet”.

Mireshi sonte i dha notën 10 Sami Kurteshit dhe Lëvizjes Vetëvendosje! e me 22 tetor pastërtia i

Mireshit do ti japë frymë Gjilanit të ngulfatur nga qeverisjet e kaluara nga LDK e PDK.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

KOMENTE