“Vullneti i qytetarëve për ndryshim, është i jashtëzakonshëm. Vullnetin e qytetarëve për ndryshim, më së miri mund ta kanalizojë dhe orientojë në zhvillim, Kryetari i ardhshëm i Komunës së Gjilanit, z. Zenun Pajaziti”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Kryetari Pajaziti ofron platformën më serioze për qytetarët e Gjilanit. Lagja e “Kodra e Dëshmorëve”, ashtu siç ishte strehë e aktivistëve dhe njerëzve të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, tani do të jenë katalizatorë të ndryshimeve pozitive në Gjilan”.
Përndryshe, Zenun Pajaziti është kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së.
Sponsorizuar nga PDK