Gjatë vizitës së Zenun Pajazitit, kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e PDK-së, në kompaninë e njohur ASKfood, mes të tjerash është diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset prodhuese në vendin tonë.
Kryetari Pajaziti u zotua se do të përkrahë bizneset ekzistuese, në veçanti bizneset prodhuese duke ju mundësuar rritjen e produkteve dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre prodhuese dhe plasimin e tyre në tregjet e reja, duke sfiduar edhe importin për produktet e ngjashme.
Sponsorizuar nga PDK