AKR: Ne do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve

AKR: Ne do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, është në fazën e fundit të përgatitjes së tubimit të madh që do të mbahet me qytetarë dhe simpatizantë të AKR-së, këtë të diele me 01.10.2017 në Hotel Kristal, ora 13:00, ku do të promovohen lista e kandidatëve për asamble komunale.

Shtabi zgjedhor i AKR-së, e kryesuar nga Vana Jerliu-Ramadani, mbajti takim mobilizues me kandidatët për asamble komunale, ku ndër të tjera, iu ndanë detyrat dhe përgjegjësit grupit organizativë nga ku pritet që ky tubim të jetë sa më madhështorë.

Vana Jerliu- Ramadani, shefe e shtabit zgjedhor tha se në vazhdën e takimeve të përditshme me qytetarë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës, shihet qartë se AKR-ja, Dega në Gjilan në këto zgjedhje po përkrahet dhe do të jetë befasia me votë.

“Ne jemi ne përgatitjet e fundit për tubimin e së dielës, ku do të promovohen kandidatët për asamble komunale në Gjilan. Pas një jave pune të kandidatëve tanë dhe një fushate të mirë në terren, shihet qartë se është një disponim i madh në mesin e qytetarëve gjilanas, për të mbështetur AKR-në. Ne do të jemi befasia në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Përndryshe, AKR-ja, fton të gjithë qytetarët dhe simpatizantët qe të marrin pjesë në këtë tubim që do të mbahet këtë të diele në Hotel Kristal, në ora 13:00 , ku do të jenë prezentë edhe anëtarë të strukturave të larta të AKR-së nga qendra.

Zëdhënësi i shtabit të AKR-së
Dega në Gjilan
Sami SPAHIU

sponsorizuar nga AKR

KOMENTE