PDK-ja e Gjilanit ka vazhduar aktivitetet e saja në terren, kësaj here në lagjen e “Jabuqve” të Livoçit të Epërm, aty ku Partia Demokratike e Kosovës, ishte bastion dhe përherë e kishte derën hapur, pikërisht në oden e Isuf Hajdinit, veprimtar dhe aktivist i palodhur i PDK-së.
Edhe këtë herë, qytetarët e kësaj lagjeje na siguruan se PDK dhe Zenun Pajaziti do ta ketë përkrahjen e plotë të tyre në këto zgjedhje.
Ndërkaq, nga ana e tij, Zenun Pajaziti, kandidati për kryetar komune, duke i falënderuar për mbështetjen, përherë për PDK-në, u zotua: “Unë dhe PDK-ja, do t’ua kthejmë borxhin, meritueshëm”.
Sponsorizuar nga PDK