Me kërkesë të banorëve të lagjës, Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, vizitoi “Dheun e Bardhë”, respektivisht lokacionin “Poredin”.
“Banorët e njoftuan Kryetarin Pajaziti, me problemet ditore me të cilat ballafaqohen ata.
Banorët ende ballafaqohen me probleme elementare, siç janë; mungesa e kanalizimit, mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturës.
Kryetari Pajaziti u zotua se në muajt e para gjatë mandatit të tij, do të intervenohet në këtë pjesë dhe këto probleme do të zgjidhen”, thuhet në komunikatë.
Sponsorizuar nga PDK