Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, në një tubim me qytetarët e Mireshit, i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre të madh që po e bëjnë në kthimin e fitores së PDK-së, në Miresh, si dhe në Gjilan.
“Mireshi është shembull i një fshati të bukur dhe të pastër. Kjo është arritur falë punës tuaj vullnetare, mirëpo me ardhjen tonë në pushtet, mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Pajaziti.
Kandidati për Këshilltar Komunal, Agron Shabani, në fjalën e tij së pari i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke theksuar se me fitoren e PDK-së projektet të cilat kanë mbet në gjysmë ne gjysmë do t’i finalizojnë me ardhjen e PDK-së në pushtet.
“Prioritet i yni do të jetë mbështetja dhe fuqizimi i rinisë” tha ai.
Sipas PDK-së, rruga Pogragjë – Stublinë, si dhe çështja e kanalizimit do të zgjidhen përfundimisht gjatë mandatit të Kryetarit Pajaziti
sponsorizuar nga PDK