Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se partnerët e koalicionit qeverisës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se taksa nuk do të paraqesë problem për funksionimin e koalicionit PAN dhe, sipas tij, nuk do të ketë luhatje në këtë drejtim.
Pajaziti ka thënë se cilido që të jetë fati i taksës, ajo e ka arritur efektin e vet dhe nuk do të ketë luhatje të partneritetit me ShBA-në…
BURIMI: Epoka e re