Një padi është paraqitur të enjten në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Usa në Nevada nga avokatët e Vladimir Kush dhe kompanisë së tij Kush Fine Arts Las Vegas.
Një artist nga Las Vegas ka hedhur në gjyq Ariana Granden.
Ai po padit yllin e popit me pretendimit se ka shkelur të drejtat e autorit mbi një imazh të një gruaje në flakët e qiririt në videoklipin e “God Is a Woman”.
Sipas padisë imazhi që shfaqet më pak se një minutë në videon muzikore të Grandes së vitit 2018 është pothuajse identik me pikturat që realizoi Kush në vitet 1999 dhe 2000.
Video 4 minuta është parë pothuajse 200 milionë herë në YouTube pasi u postua në korrik të vitit të kaluar.