Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarin e tij në “Facebook”, se qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër.
Ja postimi i plotë i Pacollit:
E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?
Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar.
Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?
Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojne vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër.
Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë.