Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.
Ja postimi i tij i plotë:
Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme.