Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar në profilin e tij rreth zgjedhjes së tij president i AKR-së.
Pacolli ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe e përkrahën duke u thënë se janë pikërisht ata arsyeja pse ai nuk do të ndalet kurrë!
Miqtë e mi, nga sot jam edhe de jure në krye të AKR… në ushtrimin e parë të demokracisë direkte partiake në historinë e Kosovës së lirë. Me mbi 49 000 vota, sot nga anëtarët e AKR dhe votuesit e saj, u zgjodha përseri President i AKR-së. Kjo ishte një lloj sprovë elektorale: votim elektronik, por dhe fizik: njerëzëve ju desh me prit në radhë për të votuar. Ju falënderoj shumë për përkrahjen tuaj, dhe për angazhimin masovik, në zgjedhjen e kryetarit të ri të AKR-së. Ju jeni arsyeja, pse unë nuk do të ndalem kurrë! Jam gjithmonë me ju! Zoti ju bekoftë!