DYLON

Fatlum Pireva, president i ri i SC Gjilanit

Fatlum Pireva, president i ri i SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit.

Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës.

“Pireva e pason Afrim Veliun në postin e të parit në klub, të cilin e falenderojmë jashtëzakonisht shumë për gjithë kontributin e dhënë. Klubi kompleton kështu strukturat drejtuese të cilat do të menaxhojnë projektin i cili është nisur me ndryshimet e bëra para fillimit të këtij edicioni”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.