Presidentja Osmani: Në Kosovë, nënkyetare e Kuvendit një e mbijetuar e masakrës, në Serbi, një ushtarak i përfshirë në krime kundër shqiptarëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.
Presidentja Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit.
Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Presidentja Osmani në twitter. /2LONLINE/
In Kosovo, Saranda Bogujevci, a survivor of a brutal massacre of Serbia's genocidal regime, serves as Vice-President of Parliament.
Meanwhile, Serbia’s Parliament has appointed Božidar Delić, the commander of the brigade that massacred thousands of Kosovars, as Vice-President.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 4, 2022