Tavolinat informuese janë organizuar në Gjilan Vitisi dhe Kamenicës. Drejtori i zyrës rajonale të OSBE-së, kryetarët e komunave, drejtoresha e “Hidromoravës”, Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR-it si dhe përfaqësues të departamenteve të ndryshme të komunave kanë shpërndarë etiketa dhe broshura për ruajtjen e ujit.
Qëllimi i tavolinave informuese ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve si dhe institucioneve lokale në mungesën e ujit, vështirësitë e furnizimit me ujë, parandalimi i keqpërdorimit të ujit gjatë stinës së verës dhe për të kërkuar përdorim të përgjegjshëm të tij.
Tavolinat informuese informuan rreth 3 mijë qytetar të komunës së Gjilanit, rreth 1 mijë e 500 në komunën e Vitisë dhe po aq edhe në atë të Kamenicës.
Iniciativa do të vazhdojë nga zyrtarë të tre komunave dhe KRU “Hidromorava” gjatë ditëve në vijim. /2lonline/