• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Uncategorized

Puna 11 vjeçare e PK-së vlerësohet e suksesshëm

Redaksia 2LONLINE 3 Shtator, 2010 4 min
 Puna 11 vjeçare e PK-së vlerësohet e suksesshëm

Pikërisht për këtë përvjetor, Policia  e Kosovës  po organizon aktivitetin “Dyert e hapura”, ku ajo ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta vizitojnë Komandën, stacionin dhe njësitet përkatëse në të katër komunat e Rajonit si në Gjilan, Kamenicë Viti e Novobërdë, për tu njoftuar me  punën e policisë.

Pikërisht për këtë qëllim , kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka, nënkryetari i komunës Omer Daku dhe drejtues të disa drejtorive komunale kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të PK-së ku kanë takuar komandanten, kolonele Elmina Mahmutin, të cilën e  kanë uruar për këtë përvjetor të PK-së dhe rezultatet e arritura përgjatë kësaj periudhe.

Komandantja rajonale e PK-së Elmina Mahmuti ka  vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë dhe institucioneve komunale me theks të veçantë ka çmuar angazhimin e institucioneve  për ndarjen e tokës dhe ndihmën financiare për objektin e ri të policisë.

Mahmuti ka falënderuar edhe këshilltarët komunal që kishin marrë një vendim të tillë sepse policia në hapësira të reja do të ketë kushte më të mira për punë dhe se kjo do të ndikojë pastaj edhe në rezultatet e saja.

Ajo po ashtu ka shfrytëzuar praninë e drejtorit komunal të arsimit në këtë takim  për ta njoftuar se  policia prapë do ta ketë në fokus hapësirat shkollore me qëllim të luftimit të dukurive kriminale rreth atyre hapësirave., e që sipas saj deri më tani ka pas rezultate shumë të mira pasi në veçanti në luftimin e huliganizmit por angazhimi i policisë do të jetë i vazhdueshëm.

Në anën tjetër, kryesuesi i Kuvendit Komunal Izmi Zeka  tha se është i kënaqur me punën e deritanishme të policisë e cila që 11 vite është në shërbim të qytetarëve. Duke kujtuar gjendjen në të cilën ishim para 11 vitesh, Zeka potencoi se duhet të jemi të gjithë të  kënaqur me të arriturat.

Zeka  tha  bashkëpunimi me policinë ka ekzistuar  qoftë dhe përmes vijës institucionale, qoftë edhe përmes bashkëpunimeve të tjera shoqërore dhe se në Gjilan ëshët krijuar një frymë e mirë, një stabilitetit dhe se policia ka qenë në një nivel të detyrës.

AI tha se policia ja ka arritë që të kontribuojë për një situatë të qetë dhe të jetë për të gjithë e barabartë, për të gjithë  qytetarët e Gjilanit pa dallim, duke përfshirë këtu edhe  komunitetet tjera.

Ndërsa, Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka vlerësuar rolin e policisë në luftimin e dukurive negative përreth hapësirave shkollore dhe gatishmërinë e policisë  për kontribut të mëtutjeshëm dhe e ka njoftuar komandanten rajonale se DKA ka një projekt  për kompleksin e shkollave, do t ëbashkëpunojë ngushtë edhe me Këshillin e Prindërve dhe policinë, drejtë evitimit të dukurive negative në dhe përreth  hapësirave shkollore.

Përndryshe, autoritetet policore kanë bërë me dije se të gjithë janë të mirëpritur  për ta vizituar Policinë sepse dyert sot do të jenë të hapura  për të gjithë ata që dëshirojnë të njoftohen  për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e pjesëtarëve të PK-së, gjatë aktiviteteve të përgjithshme policore. /2lonline/

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com