Në kuadër të aksioneve të shpeshta humanitare, pothuajse në çdo gjashtëmujor, për dhurimin e gjakut për nevojat e qytetarëve të vendit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, organizuan dhurimin vullnetar të gjakut.
Në një nga ambientet e KPK-së filloi dhurimi i gjakut nga punonjësit e sistemit prokurorial të Kosovës, me ç’rast kësaj nisme iu përgjigjen pozitivisht një numër i konsiderueshëm i punonjësve.
Dhurimi i gjakut është bërë tashmë një traditë në sistemin prokurorial, ngaqë, të paktën, 2 herë në vit organizohet një nismë e tillë humanitare. /2LONLINE/