• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Kurt(h)i i shtetit!

Redaksia 2LONLINE 16 Mars, 2023 5 min
 Kurt(h)i i shtetit!

Shkruan: Florim Zeqa

Titulli i këtij shkrimi është pak më tepër se një analogji. Nëse e marrim emrin Kurti, është kryeministri i vendit me legjitimitetin më të madh qytetar nga paslufta në Kosovës, por nëse i referohemi takimit të 18 marsit në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit, atëherë kemi të bëjmë me kurth ndërkombëtar ndaj shtetit tonë.

Personaliteti i dyfisht i Albin Kurtit

Nëse e kujtojmë Kurtin si opozitar, kishim të bënim me një politikan të guximshëm dhe të vendosur, me një atdhetar të madh dhe të pathyeshëm në qëndrimet politike, Por, nëse e analizojmë Kurtin si pushtetarë apo kryeministër të vendit, atëherë kemi të bëjmë krejtësisht me një personalitet tjetër, të thyeshëm dhe elastik.

Pavarësisht oscilimeve politike, Albin Kurti është kryemistër i vendit dhe përfaqësues legjitim i Kosovës në dialog me Serbinë. Si i tillë çfarë është, atij i duhet mbështetje e gjërë e spektrit politik në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Presioni ndaj Kurtit, presion ndaj shtetit të Kosovës

Takimi i 18 marsit është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk solli nënshkrimin në plan, por dakordimin për t’u bërë marrëveshje mes Kosovës dhe të Serbisë. Vënja eventuale e firmave mbi marrëveshjen e dakorduar në Ohër, do ta bënte marrëveshjen të ligjshme dhe të obligueshme për të dyja palët.

Mirëpo, mosnënshkrimi i kësaj marrëveshje në Ohër ka rrezik të kthehet në konflikt të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Thënë ndryshe, presioni ndaj Kurtit dhe kurthi ndaj shtetit tonë nuk po bëhet për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por vetëm për formimin dhe legjitimimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, të barasvlefshme me autonomi për serbët e Kosovës, përkatësisht krijimi i një subjektiviteti të ri politik i cili e ndanë sovranitetin e shtetit të Kosovës në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.

Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit

Kurthi i Serbisë është se, duke e pranuar planin-franko gjerman i cili nuk parasheh njohje dhe as zgjidhje përfundimtare, ajo synon ta realizojë Asociacionin dhe ta defunksionalizojë edhe më tutje shtetin e Kosovës, të cilin as që do ta njohë ndonjëherë, por do t’i bëjë obstruksione të vazhdueshme implememntimit të këtij plani siq ka bërë më çdo marrëveshje të deritanishme ndërkombëtare me Kosovën.

Për këtë arsye, kryeministri Albin Kurti, duhet të tregohet i kujdesshëm në mbrojtjen e interesave shtetërore, në mënyrë që Asociacioni të realizohet me koston sa me të ulët për Kosovën. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit, por është i trashëguar. Andaj, Albin Kurtin mund ta akuzojmë për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale dhe ndryshimin e qëndrimeve politike, por jo edhe për Asociacionin, të cilin as nuk e ka formuar dhe as që mund ta parandalojë.

Nëse vërtetë faktori ndërkombëtar dëshiron paqe dhe stabilitet afatëgjatë në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimorë, atëherë duhet të jenë më të vendosur se asnjëherë më parë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes së Kosovës. Në të kundërtën, nëse vazhdojnë me ledhatimin e Serbisë dhe përbuzjen shqiptarëve të Kosovës me izolim dhe diskriminim të mëtutjeshëm, atëherë Kosova përherë do të mbetet vatër krize dhe potencial i fillimit të një lufte të re në këto hapësira. /2LONLINE/

Etiketa:Albin Kurti Asociacioni Florim Zeqa kurthi rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” – 2023

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com