Vetëvendosje e PDK, si dhe partitë e tjera opozitare, duhet të bashkohen në mënyrë që ta heqin Lutfi Hazirin e LDK-në, AAK-në, AKR-në, KDTP, E LS-në nga pushteti.
Shkruan: Kushtrim Kadriu
Duhet që patjetër t’i japin fund të keqes së madhe që e ka pllakosur komunën tonë, e që quhet qeverisja Haziri. Z. Haziri e LDK, ka shumë vite që po e qeverisin Gjilanin pa ndonjë zhvillim të dukshëm, ose, thënë më mirë po e keqqeverisin Gjilanin në mënyrën më të ultë të mundshme.
Gjilani edhe më tutje mbetet komunë shumë e varfër dhe pa pikë perspektive. Ende të rinjtë e të rejat duan të ikin një orë e më parë nga kjo komunë e varfër.
Gjilani është komunë me shumë potencial, por që z. Haziri as që do t’ia dijë për të. Ai, ose nuk diti ose nuk deshi t’ia dijë për zhvillimin e Gjilanit.
Partitë opozitare duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre dhe t’i bashkojnë forcat e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë Gjilanin njëherë e përgjithmonë nga qeverisja injorante dhe dëmshme e Lutfi Hazirit, e cila e mbyti përfundimisht shpresën për një të ardhme më të mirë.
Ky pushtet nuk bëri gjë tjetër pos që zvarriti e zvarriti pa kufi çdo punë që e nisi, shumë prej tyre edhe i bëri komplet gabim, apo i bëri vetëm sa për të thënë. Ndërsa, sa i përket zhvillimit e punësimit as që u bë fjalë.
Nuk mbetet rrugë tjetër, pos që të krijohet blloku opozitarë dhe në këtë mënyrë të shpëtohet Gjilani nga kjo klase e stërvjetër politike e cila qëndron vendnumëro.
Këtë e kanë obligim ndaj qytetarëve të Gjilanit dhe ndaj gjeneratave të ardhme. /2LONLINE.com/