Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës dyvjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.
Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi, ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK). /2LONLINE.com/