“Këtë të premte u shpallën rezultatet përfundimtare të garave të XXV shtetërore në Fizikë 2024, ku nxënësi i ynë Olt Bajrami zuri vendin e parë për klasë të XII, duke i prirë listës së garuesve me një sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim të faqes zyrtare të Gjimnazint “Xhavit Ahmeti”, Gjilan.
Më tej thuhet se, në listën e më të mirëve në nivel vendi ishte edhe Melos Hajrullahu, që zuri vendin e tretë, me rezultat brilant duke e bërë krenarë Klubin e Fizikës dhe Gjimnazin ,, Xhavit Ahmeti”, si një shkollë konkurruese në nivel vendi sa i përket rezultateve në shkencën e Fizikës!
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka thënë se ky është një sukses i madh i nxënësve tanë në vazhdën e atyre të mëhershmëve. Sipas tij, shkolla i ka përkrahur gjithmonë ata dhe mësimdhënësit e tyre, andaj rezultatet nuk po mungojnë.
Saud Rrahmani, mësimdhënës i Fizikës, ka thënë se këta nxënës kanë punuar me përkushtim të madh, andaj nuk është i rastësishëm ky sukses i tyre.
Fituesi Olt Bajrami, ka theksuar se gara nuk tregon as që dinë e as që nuk dinë dhe nuk mohon që ka mundur të ketë kandidatë shumë të aftë, por që fati nuk ka qenë në anën e tyre, kështu që askush nuk bënë të dëshpërohet.
Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka kohë që ekziston Klubi i Fizikës, në të cilin mblidhen nxënës talente, që bashkë me profesorët e tyre ushtrojnë vazhdimisht.
Një meritë e veçantë, pos drejtorisë së shkollës dhe profesorin Saud Rrahmani shkon edhe për mësimdhënësit e Fizikës, Shkëlqim Zunçe, Hajrije Hyseni, Bukurije Sylejmani – Maksuti, Arben Duraku dhe për profesoreshën Hyrmyze Shkodra, që u pensionua para disa muajsh.
Të rikujtojmë se edhe vitin e kaluar nxënësi Olt Bajrami ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të Fizikës.
U urojmë suksese nxënësve tanë në garat olimpike dhe do jemi gjithmonë në përkrahje të tyre, thuhet në njoftimin e shkollës. /2LONLINE/