Ftohen gratë që jetojnë në zona rurale, të Komunës së Kamenicës, të aplikojnë për trajnime dhe grante në sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve.
Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillim e Bujqës së Kosovës (IADK), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fur die Welt (BfdW) nga Gjermania.
Një ndër objektivat e projektit është përkrahja e grave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në përpunimin e frutave dhe perimeve, të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre.
Për vitin 2021 aktiviteti për trajnime profesionale dhe grante do të përfshij Komunën e Kamenicës duke i përzgjedhur një grup prej 15 grave të cilat përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në sektorin e përpunimit të frutave de perimeve, përkatësisht në profilin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme” sipas programit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimit të cilët përmbajnë gjithësej 15 kredi, ku 30% do të jenë mësim teorik dhe 70% mësim praktik.
IADK në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Komunën e Kamenicës do të investojë në trajnimin e grupit të grave për të rritur njohuritë e tyre në përpunimin e frutave dhe perimeve, të cilat do të pajisen me çertifikata për afësim profesional. Projekti do të parashikoj komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidaten më të suksesshme nga ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë çertifikuar. Në kuadër të këtij granti do të ngritet një njësi përpunuese me një investim në vlerë prej 12,000.00 euro.
KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË KANDIDATEVE:
– Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Kamenicës;
– Gatishmëria për të qenë pjesë etrajnimeve;
– Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar
– Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
– Të jenë me moshë 18-50 vjeç;
– Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi të përzgjedhjes.
Rikujtojmë se afati i aplikimit është i hapur deri më datë 26.04.2021.
Për kriteret e aplikimit dhe për më shumë informacione si dhe aplikacionin mund të klikoni në linkun më poshtë: