DYLON

Urimi i Naim efendi Aliut me rastin e fillimit të muajit Ramazan

Urimi i Naim efendi Aliut me rastin e fillimit të muajit Ramazan
Avatar photo Redaksia

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

EkoHigjiena

Më lejoni  t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira për fillimin e këtij muaji të veçantë për besimtarët myslimanë.

Agjërimi i muajit Ramazan është njëra ndër pesë shtyllat kryesore të fesë sonë, me të cilin besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën e dashurinë ndaj Krijuesit.

Për këtë, Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”

Ramazani është muaj në të cilin filloi të zbres Kurani fisnik, është muaj i paqes, mëshirës e bamirësisë.

Këto vlera të muajit të bekuar Ramazan dhe ibadeti i agjërimit, marrin peshë edhe më të madhe në kohën tonë, kur njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që jep agjërimi i Ramazanit.

Vëllezër e motra!

Edhe këtë vit, muaji Ramazan po na gjen në përballje me pandeminë Covid-19, me këtë rast, më lejoni që t’i përgëzojë të gjithë ata që janë në rreshtin e parë të përballjes me këtë virus. Lusim Zotin që të gjithë ata që kaluan në botën tjetër t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të infektuarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë, e të tjerët, Zoti i ruajt nga prekja me këtë virus.

Përveç kësaj, është obligim ynë që ta ruajmë veten, familjen e shoqërinë nga infektimi.  Me këtë rast ftoj të gjtihë besimtarët që të respektojnë masat anti covid, me shpresë tek i Madhi Zot që shumë shpejt do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë të kohës me të cilën po përballet bota mbarë.

Të dashur vëllezër e motra!

Gjatë muajit Ramazan, duhet të bëjmë më të mirën e mundshme me ibadete, lutje, namaz, sadaka e solidaritet, me bindje e përkushtim, që ta arrijmë kënaqësinë e Krijuesit.

Duke ju uruar mbarësi e shëndet, të gjithëve ju dëshiroj që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetoni me të gjitha mirësitë e tij, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin, dhe të na pranoj ibadetet tona gjatë Ramazanit.

Urime të gjithëve muaji Ramazan!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.