Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmime “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.
Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar “Kursin Bazik për Oficer të MKAB” ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet “Studenti më i mirë ndërkombëtar” ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin “Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course” dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të pjesëtarëve të FSK-së dhe gjithashtu përforcon imazhin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare. /2LONLINE/