DYLON

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Gjilan

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Disa studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari, Prof. Ass. Dr. Valbone Zeqiraj dhe Mr. Sc. Berat Dermaku kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të aktiviteteve “Dita e Gjykatës së Hapur”, organizuar në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Studentët e Fakultetit Juridik të UKK-së u pritën në vizitë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Safet Hoxha dhe Remzije Istrefi – Peci. Gjatë prezantimit të saj, gjyqtarja Istrefi – Peci foli rreth historikut të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, organizimit të punës së deritanishme dhe kompetencave kushtetuese të Gjykatës.

EkoHigjiena

Ndërsa, gjyqtari Hoxha bëri një elaborim të shkurtër mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ata po ashtu janë informuar mbi veprimtarinë e deritanishme të Gjykatës, rastet me të cilat Gjykata është marrë së fundi, përfshirë të drejtën në jetë si pasojë e dhunës në familje, si dhe mendimet mospajtuese dhe konkurruese të gjyqtarëve,  rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, mandatin e gjyqtarëve kushtetues, si dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e vendit tonë, me raportin e Gjykatës Kushtetuese me gjyqësorin e rregullt dhe mekanizmin e kontrollit, me kriteret e parashtrimit të kërkesave nga qytetarët dhe palët e autorizuara për të parashtruar kërkesë, si dhe me zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Studentët po ashtu kanë vizituar edhe Gjykatën Themelore në Gjilan.

Profesoresha Albulena Hajdari  në emër të menaxhmentit të UKZ-së ka falënderuar për pritjen udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, duke thënë se këto vizita janë shumë të mira për studentët që studiojnë për drejtësi, të cilët nga këto takime mësojnë nga afër për punën dhe angazhimin e gjyqësorit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.