Ish-futbollisti i Dritës, Leonit Abazi, ku formën më të mirë si futbollist dhe ngritjen në karrierë e pati tek bardh e kaltërit, tani e disa vite është pjesë e kampionatit të Shqipërisë, skudrës së Skënderbeut.
Edhe te Skënderbeu, Abazi ka pasur vazhdimisht rritje dhe përvoja të reja si futbollist, duke fituar trofe në Shqipëri dhe luajtur me ekipin edhe në Evropë.
Pikërisht, për shkak të besnikërisë ndaj klubit, Leonit Abazi vazhdon të jetë pjesë e Skënderbeut edhe pse këtë afat kalimtarë janë vërshuar ofertat për shërbimet e tij.
Për shërbimet e futbollistit gjilanas po interesohen dy klubet e qytetit të tij, Gjilani dhe Drita, ndërsa atë po e kërkon edhe Kf. Prishtina, aty ku ish-trajneri i tij Mirel Josa po insiston për të fituar shërbimet e tij, sidomos pas largimit të mbrojtësit të majtë Abdul Bashiru.
Përvec, Supërligës së Kosovës, për Leonit Abazin janë të interesuar klube nga Turqia dhe Greqia.
Gjasat që 25 vjeçari të vazhdoj të qëndrojë në Shqipëri janë më të vogla, ndërsa e ardhmja e futbollistit të shpejtë dhe mjaft të talentuar pritet të kuptohet së shpejti.