DYLON

Reagon FFK: UEFA dhe FIFA të marrin masa ndaj thirrjeve dhe sloganeve në Bratislavë

Reagon FFK: UEFA dhe FIFA të marrin masa ndaj thirrjeve dhe sloganeve në Bratislavë
Avatar photo Elife Sherifi

Federata e Futbollit e Kosovës i ka dënuar ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura në ndeshjen e Ligës së Evropës në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan – Feronikeli.

Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të sllovakëve duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Prishtinë.

“Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja, i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale. Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këso anomali nëpër stadiumet e tyre.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla.

Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF “Feronikeli” që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.