Presidenti amerikan, Barak Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten Atifete Jahjagën për përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja Jahjaga përmes rrjetin social Facebook.
“SHBA vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike”, thuhet në urimin e presidentit Obama.