DYLON

Hanibali 211 centimetërsh po vjen në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Klubi I basketbollit drita nga Gjilani, ka marrë edhe një përforcim të radhës e ai është qendra kanadeze Jasonn Hannibal, I gjatë 211 centimetra.

Hannibal  është përforcimi i tretë i Klubit gjilanas që pritet t’i bashkëngjitet  si një përforcim i duhur që Drita  të avancojë tutje drejtë garave të përfundimtares, pasi aktualisht mban pozitën e pestë në tabelë.

EkoHigjiena

Fazli Fazliu, zyrtar në KB Drita, ka theksuar se ekipi i tij ka pasur nevojë për një lojtar që luan në pozitën e qendrës dhe besojnë se Hannibal është lojtar i qëlluar. Ai tashmë ka marrë rrugë për të arritur në Kosovë dhe pritet që ekipit t’i bashkëngjitet në stërvitje.

Jasonn Hanibal, përveç përvojës kanadeze e amerikane ka edhe atë sllovene. Ai më herët kishte qenë lojtar i ekipit Portland në SHBA, pastaj Polzela në Slloveni dhe së fundi ka luajtur në kryeqytetin kanadez për ekipin Otaëa S. Ai është i lindur në vitin 1988.

Ditë më parë ekipit gjilanas i janë bashkëngjitur edhe fundori manovrues Shamar Coombs, po ashtu lojtar kanadez dhe alo 203 centimetra, Chris Ware. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.