Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritën në takim përfaqësueset nga Ambasada Hungareze, znj. Krisztina Szabo dhe znj.Mirdita Bicaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi lidhur me aktivitetet e OAK-së dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovare dhe atyre Hungareze.
Kryetari i bordit z. Skënder Krasniqi falënderoi znj. Szabo për vizitën, duke theksuar se megjiithëse bashkëpunimi mes bizneseve vendore dhe ato Hungareze ekziston, jemi të interesuar për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe sjelljen e investitorëve të interesuar në Kosovë.
Znj. Szabo falënderoi OAK-në për pritjen, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me asociacionet e biznesit. Ajo gjithashtu, vuri në pah 4 pika kyçe në të cilat ka mundësi për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, që përfshijnë: Agrikulturën, sektorin e ujit, industrinë e mjekësisë dhe teknologjinë informative.
Ndërsa, sekretari i bordit z. Diamant Elshani theksoi që është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të ktëyre dy shteteve, dhe kemi shumë biznese të interesuara që të bashkëpunojnë me bizneset Hungareze.
Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan se bizneset Kosovare po ashtu edhe ato Hungareze janë të interesuara për bashkëpunim, madje shkëmbimi i përvojave në mes të këtyre dy shteteve është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në një bashkëpunim të ngushtë në mes të dy vendeve.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe: anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.