DYLON

Lluka priti Bordin e Trepçës, kërkon angazhim për përmirësimin e performancës

Lluka priti Bordin e Trepçës, kërkon angazhim për përmirësimin e performancës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim pune Bordin Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, me ç’rast u diskutuan edhe masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e gjithmbarshëm të ndërmarrjes.

Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZHE-së nuk do të mungojë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes të Qeverisë me Sindikatën e Trepçës për asetet e kësaj ndërmarrje dhe benefitet sociale të minatorëve që dalin nga ajo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.