DYLON

OAK: Ligjislacioni në fuqi problematikë serioze për naftarët

OAK: Ligjislacioni në fuqi problematikë serioze për naftarët
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Odës të Afarizmit në Kosovë u mbajt tyreza e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, ku gjatë kësaj tryeze u fol për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës.

Mos miratimi ligjit të ri për rregullimin e tregut të naftës, ka bërë që bizneset të kenë probleme serioze në zhvillimin e këtij sektori përkundër që sjellin të hyra më të mëdha për buxhetin e vendit. Sipas naftëtarëve me rregullimin e ligjit për naftën do të eleminoheshin problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Drejtori i OAK-së, z. Ismet Mulaj, në fjalimin e tij potencoj qëllimin e OAK-së që të jenë sa më afër bizneseve dhe kërkojë nga institucionet përgjegjësë por edhe naftëtarët që të bashkohen për të bërë ndryshime e nevojshme që ky sektor të sjell të mira për vendin.

EkoHigjiena

Ndërsa zëvendësministëri në Ministrin e Financave, z. Hyzer Gashi ju premtoj naftëtarëve që do të mundohet të rregulloi zingjirin bashkëpunues mes institucioneve dhe bizneseve të këtij sektori.

Edhe Sherif Sherifi, drejtor i departamentit të naftës në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi nga naftëtarët që të dalin me rekomandime rreth ndryshimit të ligjit aktual.

Kurse kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi kërkoi nga Ministria e Tregtisë sqarime përse çmimet mbesin më të larta të derivateve në Kosovë në krahasim me rajonin dhe po ashtu kërkoi të di si është e rregulluar çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë?

Ai mori shembull se shumë qytetarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët.

Në tryezë u diskutua edhe për kontrollin e cilësisë së naftës, me ç’rast Jakup Gashi nga laboratori i naftës “Sierra Lab”, shpreh vullnet që të ketë kontroll më të madh në cilësine e naftës dhe të mos ketë manipulim me konsumatorët

Të pranishëm në këtë tyreze ishin: Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, z. Fadil Bajri, përfaqësuses nga kompanit të ndryshme që punojnë në sektorin e derivateve të naftës.

Në fund të takimit OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.