DYLON

Ministri i FSK-së takohet me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë

Ministri i FSK-së takohet me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë
Avatar photo Redaksia

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha u prit sot me nderime të larta ushtarake, në Ankara, nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Nurettin Canikli.

Në takimin e përbashkët të ministrave Berisha dhe Isik u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë dhe u theksua gatishmëria e dy ministrive për vazhdimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar ministrin Canikli dhe nëpërmjet tij edhe popullin e Turqisë për mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në në ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin si dhe modernizimin e saj.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë shprehu vullnetin e Ministrisë që ai drejton, që marrëdhëniet ndërmjet dy forcave, dy ministrive dhe dy vendeve të avancohen dhe intensifikohen në të ardhmen, duke u zotuar se do ta mbështesin FSK-në në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e saj si force moderne.

Gjatë qëndrimit në Ankara, ministri Berisha ka takuar edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, nga i cili ka kërkuar që bashkëpunimin ushtarak ta vazhdojnë me partneritet të ngushtë.

Ministri Berisha dhe delegacioni i FSK-së ka takuar edhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke vazhduar shkollimin dhe trajnimet e tyre në Turqi, me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.