Qëllimi kryesor i këtij takimit, përveç njoftimit të të dy palëve, ishte ndërtimi i vijave të komunikimit në mes të Odës dhe grupit parlamentar të NISME-së, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në nxjerrjen e ligjeve që rritin zhvillimin ekonomik.
Hapja e takimit u bë nga Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, i cili potencoi se ne si Odë kemi identifiku probleme të shumta të të bërit biznes dhe jemi të interesuar maksimalisht që të përmirësohet klima e të bërit biznes në vend, në mënyrë që edhe investitorët e huaj ta konsiderojnë mundësinë e të invesuarit në Kosovë.
Krasniqi, poashtu theksoi se Oda e Afarizmit është pjesë e grupeve punuese dhe merrë pjesë në aktivitetet e institucioneve, duke dhënë vërjetjet dhe rekomandimet përkatëse, mirëpo ajo që e shqetëson OAK-në, është se po ka një shkëputje të komunikimit gjatë procesit të krijimit të ligjëve, duke rezultuar që mos të merren parasysh këto rekomandime.
Ndër të tjera u potencuan edhe kontributet e OAK-së në ligjin për shoqëritë tregtare dhe atë për miniera dhe minerale.
Nga ana tjetër, drejtori i bordit Hamdi Malushaj theksoi se ligjet nuk janë kompatibile dhe kanë interferencë më njëri tjetrin, duke bërë kështu që të jenë të mira për një sektor, por afektojnë tjetrin. Andaj, dëshira e OAK-së është që komunikimi me parlamentin të jetë kontinual në mënyrë që përfaqësuesit e biznesit të japin kontribut që në fazat fillestare të inicimit të ligjeve.
z. Sherifi falënderoi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit për informatat dhe theksoi se si Odë mund të japin kontribut shumë të madh duke argumentuar qartë interesat e biznesit në mënyrë që të i shtyjnë përpara interesat e tyre.
Ajo që është shqetësuese sipas z. Sherifi është fakti se bizneset nuk janë mjaftueshëm reaguese ndaj çështjeve konkrete që shihen si të dëmshme në afarizmin e tyre, andaj bëhet që të kalohen shumë gjëra si mungesë e informimit të saktë.
Shefi i grupit parlamentar po ashtu u shpreh se është i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mund të ofrojë përkrahje të vazhdueshme në çështjet që janë me interes të zhvillimit ekonomik, dhe përgëzoi Odën e Afarizmit për punën që po bëjnë, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që bizneset të jenë të organizuara në një shtëpi të përbashkët.
Në këtë takim Oda e Afarizmit u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, drejtori i bordit Hamdi Malushaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.